“Andi Koçit ia hoqën stemën me ceremoni”! Kapllanajt nuk i del inati me arbitrin ndaj Kukësit: Le ta heqin edhe nga Superiorja

Kukësi arriti të fitonte me rezultatin 1-0 ndaj Bylisit pas një penalltie të akorduar nga arbitri dhe që solli shumë kontestime. Lojtarët ballshiotë nuk mund ta pranonin 11-metërshin që nga ripërsëritja e pamjeve tregohej se nuk qëndronte. Ndërkohë presidenti Besnik Kapllanaj, i ftuar në emisionin e Enkeleida Zekos, “Fair Play”, ka kërkuar që Andi Koçi të largohet edhe nga Superiorja, ndërsa u shpreh se do t’i drejtohet organeve kompetente.

“Gjyqtari sot u bë protagonist fillimisht duke akorduar një penallti te pa qenë kunder ekipit te Bylis në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë gjyqtari na mohoi një penallti të paster, është hera e dytë që gjyqtari Andi Koçi bëhet protagonist, pasi edhe në fazën e dytë kunder Kukësit na ka mohuar një penallti të pastër.

Andi Koçit i është hequr stema e FIFA-së me “ceremoni” por ky gjyqtar nuk duhet të gjykoj më në superligë. Une do ti drejtohem organeve kompetente për ketë gjë.

Në sot kishim 4-ër mungesa zyrtare Ntepe Mozzone Murataj e Bajramaj por skuadra luajti mirë edhe pse mungonin 4-ër titullarët. Bylis sot vuajti pasojat e Kukësit në ndeshjen me Laçin.

Kriza Financiare…? Probleme te tilla ka gjithmon në Shqiperi, por deri tani ekipi i Bylis e ka zgjidhur disi krizen financiare. Paga e luftes nga FSHF ishte një ndihmese e vogel në ato 2 muaj që nuk u luajt futboll. Kupa e Shqipërisë…? Kemi eleminuar Skënderbeun me merite, tani presim Tiranën ekipin më të mirë për momentin në superligë.

Kemi 2 ndeshje besoj se do ta kalojm edhe Tiranën pasi janë dy takime ndersa me 1 ndeshje Tirana mund ta zgjidhte me lehte pasi ka lojtar me eksperiencë”, u shpreh Kapllanaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *