VIDEO/ Dërmaku “fut në xhep” Lukakun me Martinez, largohet nga fusha dhe Interi përmbys Parmën

Nga Klaudio Ndreca

Një ndeshje fantastike ka zhvilluar Kastriot Dërmaku ndaj Interit. Mbrojtësi shqiptar tregon edhe njëherë tjetër se është një mur i pakalueshëm duke qenë një prej lojtarëve më të mirë në fushën e lojës te Parma.

Trajneri i Parmës kishte menduar për të ndalur dyshen e frikshme Lukaku-Martinez, duke vendosur dy gjigandë në prapavijë me strukturën fizike të Kastriot Dërmakut dhe Bruno Alveshit. E pamundur ishte që të fitohej një duel në ajër dhe mbrojtësi i Shqipërisë ka ndalur thuajse çdo aksion të ndërtuar nga miqtë.

Në minutën e 77, atëherë kur rezultati ishte 1-0 pas golit të Gervinhos, do të zëvendësohej pasi kishte marrë një karton të verdhë. Ndoshta edhe për rastësi, por aty do të niste edhe përmbysja. De Vrij barazoi rezultatin në minutën e 84 dhe vetëm 3 minuta më vonë Bastoni i dha fitoren zikaltërve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online