Analizë/ Xhaka i dërgon mesazh alarmi Hysajt, Reja ka vetëm tre të paprekshëm te Shqipëria

Vlera të mëdha nga trajneri Reja, që pavarësisht një humbje të marrë me Turqinë, arriti t’i kthente gjithë entuziazmin tifozëve të Kombëtares. Sa shumë na kishte munguar ajo Shqipëri! Mbrojtje, mesfushë dhe sulm.

Gjithçka mirë bëri Kombëtarja, megjithëse në aspektin e finalizimit, ka ende për t’u përmirësuar. Por le të shohim pak me kujdes formacionet që ka përdorur Reja që nga debutimi i tij, në atë humbje me Islandën, për të mbërritur te Turqia.

Aty gjenden vetëm tre lojtarë të paprekshëm dhe të palëvizshëm, të gjithë të tjerë janë ndërruar. Bëhet fjalë për tre futbollistët që janë në prapavijë, por për njërin prej tyre, tashmë nuk do të jetë edhe aq e lehtë.

Ismajli ka luajtur në çdo takim dhe mban vendin e parë tek të besuarit e Rejës, ashtu si edhe në kohën e Panuçit. Deri diku e pabesueshme, por një mbrojtës që vjen kaq herët te Shqipëria, arrin të marrë vendin si një futbollist që ka vite eksperiencë. Tërësisht e merituar.

Lojtari i dytë që ka luajtur gjithmonë titullar kur ka qenë i grumbulluar, pasi ka munguar për shkak të dëmtimit, është Berat Gjimshiti. Megjithëse te ky i fundit ka shumë rezerva nga tifozët, pasi presin të jap më tepër dhe të marrë më shumë përgjegjësi te Kombëtarja.

Për të mbyllur listën e tre të paprekshmëve, deri tani ka qenë Elseid Hysaj. Ajo ndeshje e bërë me Islandën ishte një auto-kritikë për të gjitha ndeshjet e bëra jo në nivel të kënaqshëm, por që një super Veseli si ai ndaj Turqisë, të ul menjëherë në stol.

Kjo është thuajse e sigurt, megjithëse mbetet të shihet edhe vazhdimësia e Veselit në këtë nivel. Një alarm edhe për Hysajn që nuk duhet ta shoh si të sigurt vendin te Kombëtarja, pasi kohët kanë ndryshuar. Taulant Xhaka është një prej shembujve të qartë. Idhulli i tifozëve dhe trajnerëve te Shqipëria, por pas nisi të binte nga forma, sot gjendet duke e ndjekur Kombëtaren nga TV. Fundja, Bare dhe Gjasula janë shumë herë më mirë. /Sport Ekspres/