Agolli: Harroni miqësoret, nesër ndeshja e vërtetë!

0

Ansi Agolli u rikthye pas një periudhe relativisht të gjatë në Kombëtare. Kapiteni u shfaq sot përkrah trajnerit Kristian Panuçi në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Izraelin. Mbrojtësi komentoi pritshmëritë për sfidën e nesërme, por dhe situatën në skuadër.

Ansi, riktheheni në Kombëtare…
Sa herë ka nevojë Kombëtarja për ne, duhet të jemi gati. Kombëtarja është maksimumi për çdo sportist. Unë kështu e mendoj. Vijmë këtu për të dhënë eksperiencën tonë dhe ndihmën si në fushë dhe jashtë saj. Duhet të japim maksimumin dhe të bëjmë punën tonë.

Asnjëherë nuk keni shfaqur pakënaqësi, si e keni gjetur ambientin pas rikthimit dhe si janë dukur miqësoret e fundit?

Mua më duket sikur nuk kam ikur, pasi më duket sikur ka,m një jetë. Janë të njëjtët djem me disa prurje. Mundohemi të japim ndihmën tonë për djemtë e ri. Është një klimë pozitive. kemi punuar gjatë gjithë javës mirë. Besoj se skuadra është gati për nesër. Nuk duhet të kujtojmë  humbjet në miqësore, por në bazë të katre humbjeve grupi ka marrë shumë mësime dhe nesër do të jetë diçka ndryshe.

Cili është objektivi i Kombëtares?

Është herët të flasim për fundin. Është diçka e re për ne. Objektivi i parë për ne është që të paraqitemi sa më mirë dhe të fitojmë ndeshjen. Më pas do të shohim ecurinë e skuadrës.

Luajmë nndaj Izraelit, si në eliminatoret e shkuara, jemi më dobët apo më mirë se atëherë?

Kemi një eksperiencë jo të mirë me Izraelin në Shqipëri, Kishte shumë faktorë që i kemi thënë shumë herë, Atë ndeshje donim të jepnim maksmiumin, por u ndëshkuam që në minuta e para me një penallti dhe me një karton të kuq. Nuk dhamë dot atë që donim. Skuadra ka ndryshuar, por nesër është një ndeshje e re dhe mendoj se është diçka tjetër.

Para Europianit skuadra nuk pësonte gola, ndërsa tani kemi shumë probleme çfarë ka ndodhur me prapavijën?

Nuk mendoj se mund ta bëjmë kështu lidhjen. Kombëtarja para se të shkonim në Europian vinte çdo gjë në mënyrë spontane. Morëm rezultate që na çuan në Europian. T’i lëmë pas çfarë ka ndodhur në miqësore. Nesër është ndeshja e vërtetë dhe duhet të jemi gati për këtë ndeshje. Besoj se jemi gati.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.