5 milionë € investim, ja kur do jetë gati “Zeqir Ymeri”

0

Stadiumi “Zeqir Ymeri” i qytetit të Kukësit pritet të marrë një tjetër pamje, teksa ditën e sotme kanë nisur punimet për rikonstruktimin e tij. Firma “Curri”, e kontraktuar nga FSHF, ka nisur nga heqja e tapetit, ndërkohë që në ambientet e stadiumit prej ditësh janë parë edhe mjetet e rënda me të cilat do të prishen ambientet ekzistuese.

Presidenti Safet Gjici ka qenë i pranishëm në momentin e nisjes së punimeve, ndërkohë që nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Kukësit në Facebook, thuhet se “Zeqir Ymeri” do të jetë gati pas 15 muajsh.

Kjo do të thotë se sezonin e ardhshëm verilindorët mund të luajnë në shtëpinë e tyre. Sa i takon shpenzimeve që do të kryhen, thuhet se do të kapin vlerën e 5.8 miliardë lekëve me TVSH.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.