Tashmë është gjithçka zyrtare. Liridon Latifi ka lënë Hungarinë dhe Akademinë Pushkash për t’u transferuar në Moldavi te kampionët e Sherif Tiraspol.
Zyrtarizimin e ka bërë vetë klubi moldav në rrjetet sociale, ku shkruan se te Sherifi ndihen të lumtur që Latifi ka nënshkruar me ta dhe sigurojnë 25-vjeçarin që do të mirëpritet mjaft mirë në klub.
Voir cette publication sur Instagram
New challenge for our client @liridonlatifi to @fc_sheriff big success Champion????
Kujtojmë në të kaluarën, Latifi ka qenë pjesë e rëndësishme e Skënderbeut, me të cilin shënoi arritje të mëdha. Gjithashtu, anësori ka veshur edhe fanellën e Kombëtares.