Kukësi vijon me merkaton aktive, teksa pak momente më parë ka zyrtarizuar edhe blerjen e tretë për këtë afat kalimtar.
Bëhet fjalë për Marko Van Basten Çemën, i cili përveç sezonit të mirë me Dinamom në Kategorinë e Parë, spikati edhe me Çamërinë në turneun e zhvilluar në Armeni nga CONIFA.
Kjo është blerja e tretë për verilindorët, të cilët deri më tani kanë zyrtarizuar edhe Emiliano Mustën dhe Ilir Avdylin si pjesë e tyre.