Zyrtarizimet e radhës, Vllaznia rinovon me tre titullarët

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja e kampionatit, te Vllaznia po zyrtarizojnë ekipin për sezonin e ardhshëm. Veç afrimeve, në Shkodër po rinovojnë kontratat me titullarët e vjetshëm.

Tre prej tyre kanë nënshkruar sot kontratat e reja dhe janë lojtarë që do të jenë shtylla e ekipit. Florind Bardulla, Olsi Gocaj dhe Antonio Marku kanë pranuar propozimin e klubit.

“Gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi i firmosjes së kontratave të reja me futbollistët aktualë të ekipit të parë të Vllaznisë. Konkretisht është rënë dakord dhe kanë firmosur kontratat e reja mbrojtësit Olsi Gocaj e Antonio Marku si dhe mesfushori Florind Bardulla. Procesi i firmosjes së kontratave të reja do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme,  ku pritet të mbyllet gjithçka me 25 lojtarët e përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë pjesë e skuadrës në sezonin futbollistik 2018-2019”, njofton klubi shkodran.

Një ditë më parë rinovuar Erdenis Gurishta dhe Arsen Hajdari, ndërkohë që nënshkruan edhe Silvio Zogaj, Valto Zeqaj dhe Dejvi Bilali. Nesër pritet të ketë të tjera zyrtarizime te Vllaznia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online