ZYRTARE/ Zidan ikën nga Real Madridi!

Zinedin Zidan nuk do jetë më trajner i Realit të Madridit. Trajneri francez, i cili ka dalë 3 herë rresht kampion Europe, ka vendosur ta mbyllë me kaq ciklin e tij madrilen, i vetëdijshëm ndoshta se ka aritur diçka të paimagjinueshme dhe nuk mund të shkojë më lart se kaq.

Cikli i tij nisi më 4 janar 2016 dhe mbyllet sot, 878 ditë më vonë. Trajneri francez lajmëroi sot një konferencë për shtyp që ka kapur në befasi të gjithë, sepse nuk ishte njoftuar asgjë paraprakisht, ndaj ishte e qartë se bëhej fjalë për diçka serioze.

Në më pak se 3 vite si trajner i Realit Zidan ka arritur suksese të pabesueshme dhe me një mesatare të frikshme, duke ngritur një trofe çdo 100 ditë.

Kampion Spanje në sezonin 2016-17, Superkupë Spanje në vitin 2017, Superkupa e Europës dhe Botërori i klubeve në vitet 2016 e 2017 dhe mbi të gjitha kampion Europe në sezonet 2015–16, 2016–17, 2017–18: kjo është trashëgimia që lë Zidan në Madrid, duke u bërë me të drejtë një legjendë e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online