Pas shumë aludimeve dhe emrave të përfolur, Federata Shqiptare e Futbollit ka përzgjedhur trajnerin e ri të Kombëtares. Edi Reja do të jetë trajneri i ri sipas asaj që raporton “Top Channel”.
Për stolin e Shqipërisë ishin përfolur edhe emra si Zakeroni apo dhe Donadoni, por me sa duket Federata ka preferuar Rejan. 73-vjeçari ka drejtuar më parë në karrierën e tij klube si Napoli, Lacio apo Atalanta.