Zyrtare/ Vjen dënimi që “lumturon” Juventusin, bardhezinjtë përjashtohen nga Europa dhe gjobiten me 20 milionë euro

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

UEFA ka dalë me një komunikatë zyrtare, përmes së cilës ka njoftuar se Juventusit i ndalohet pjesëmarrja në kompeticionet e organizuara nga UEFA. Dënimet shpesh janë të hidhura, por ky nuk është rasti i Juventusit. Bardhezinjtë e kanë pritur me “lumturi” këtë vendim të qeverisë europiane të futbollit.

Në fakt, ishin vetë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ata të cilët i kërkuan UEFA-s që ta dënonte në këtë mënyrë. Juventusi kërkoi të shmangte një dënim më të rëndë nga UEFA dhe përjashtimi nga Liga e Konferencës do i japë mundësinë të përqendrohet në kampionat. Ndërkohë, përpos përjashtimit nga kompeticionet europiane, UEFA ka gjobitur gjigantët e Italisë me 20 milionë euro, ndër të cilat 10 milionë janë të kushtëzuara në bazë të financave të reja të Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *