Zyrtare/ Vijon “shëtitja” në Europë, Avdijaj ndërron sërish skuadër pas tre muajsh

Në hapat e parë të karrierës shihej si një nga talentet më premtuese shqiptare, por koha tregoi se përshtypjet e para jo gjithnjë janë të sakta. Nga të qenurit pjesë e Shalkes dhe me një klauzojë prej 50 milionë eurosh, tashmë Dionis Avdijaj ka nisur “shëtitjen” e tij në Europë.

Pas shumë aventurave me Villem, Roda, apo Trabzonspor, sulmuesi 24-vjeçar nuk ka gjetur rehatinë e duhur në karrierën e tij. Pas 5 muajsh në radhët e Hearts, Avdijaj la Skocinë për t’ju bashkuar më pas Emenit në Holandë. Por kjo aventurë do të zgjaste vetëm 3 muaj për të, teksa ditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi në ekipin e rij. E ardhmja e gjen futbollistin shqiptar në Qipro, atje ku do të mbajë veshur fanellën e AEL Limasolit deri në verën e vitit 2023../Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online