VIDEO/ Shaqiri me asist fantastik në kundërsulmin perfekt, Liverpuli rikthehet në rrugën e mbarë

Liverpuli ka marrë një fitore 1-3 në transfertën e sotme kundër Uest Hemit. Pas disa zhgënjimeve radhazi, të kuqtë janë rikthyer në rrugën e mbarë në futbollin anglez. Serinë e golave e nis Mohamed Salaj, i cili zhbllokon shifrat në minutën e 57 të takimit.

Por vetëm 11 minuta më vonë do të ishte përsëri egjiptiani që do të dyfishonte rezultatin falë një kundërsulmi perfekt të Liverpulit, që pa si protagonist edhe Xherdan Shaqirin. Futbollisti shqiptar ka dhuruar një asist fantastik për Salah, i cili më pas nuk e ka të vështirë ta ndalë topin në rrjetë.

Ndërkojë në listën e golashënuesëve ka vend edhe për Vijnaldum, ndërsa golin e nderit për Uest Hem do e shënonte Dauson. Me këtë fitore skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klop shkon në kuotën e 40 pikëve, vetëm 4 më pak se Mançester Siti kryesues./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online