Ish-mesfushori i Flamurtarit, Muhamed Useini, ka mbyllur bashkëpunimin me Renovën. Skuadra e re futbollistit tetovar është Gjilani, ku është prezantuar ditën e sotme. Useini ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin që drejtohet nga Gentian Mezani.
Kjo është hera e dytë që mesfushori provon një eksperiencë jashtë territorit të Maqedonisë së Veriut. Në të shkuarën 30-vjeçari ka luajtur për Shkëndijën, Rabotniçkin dhe Renovën. Sezonin e fundit Useini ishte pjesë e Flamurtarit, por në muajin janar futbollisti vendosi të rikthehej te Renova shtyrë nga problemet financiare të klubit vlonjat.