Zyrtare/ UEFA përjashton klubin spanjoll nga Europa, vjen kundërpërgjigja: Bëjnë fortin me të dobëtin

UEFA ka vendosur të përjashtojë nga gara e Ligës së Konferencës klubin e Osasunës. Njoftimi vjen përmes faqes zyrtare të qeverisë europiane të futbollit. Shkak për këtë vendim drastik është përfshirja e këtij klubi në trukime ndeshjesh, që datojnë në vitin 2013.

Osasuna ka vendosur të apelojë verdiktin e dhënë nga UEFA. Spanjollët nuk i kanë kursyer as thumbimet ndaj organizimit më të lartë të futbollit në Europë. “UEFA, e fortë me të dobëtit, e dobët me të fortët”, ka qenë reagimi i klubit Osasuna./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *