Makthi që po kalon te Torino po shkon drejt fundit, Etrit Berishën e kërkojnë në Turqi

Sezoni që përfundoi ishte i gjithi për t’u harruar për Etrit Berishën. Konflikti me trajnerin Juriç e kaloi atë në zgjedhje të tretë në hierarkinë e portierëve dhe shpesh e gjeti veten edhe në tribunë. Por makthi te Torino duket se po shkon drejt fundit.

Gianluca di Marzio ka bërë me dije se për gardianin shqiptar ka interesim nga Turqia. Karagumruku, ekip që luan në Superligën e Turqisë, kërkon të afrojë në skuadër Etrit Berishën. Largimi është e vetmja mundësi për portierin e Kombëtares kuqezi dhe Karagumruku mbetet një pistë konkrete për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online