Zyrtare/ U përfol për një kalim te Fenerbahçe, talenti i Kombëtares U-21 firmos në Turqi

Omar Imeri i ka dhënë përfundimisht drejtim të ardhmes së tij. Talenti i Kombëtares U-21 ka zgjedhur kampionatin turk për të vazhduar karrierën. Prej kohësh është përfolur për një kalim te Fenerbahçe, por firma është hedhur me një tjetër ekip.

Është Antalyaspor ajo që ka siguruar shërbimet e Imerit për 5 sezonet e ardhshme. Një hap i madh ky në karrierën e lojtarit shqiptar, që është gati të luajë në një kampionat më të fortë futbolli. Lajmin e ka përcjellë vetë klubi Shkëndija përmes faqes zyrtare, ku njofton largimin e Imerit, të cilin e falenderon për kontributin e dhënë për fanellën kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Njoftimi i klubit Shkëndija:

KF Shkëndija publikisht falemenderon Imerin për kontributin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe suksese në të ardhmen.

Bashkëpunimi i mirë mes KF Shkëndija dhe Antalyaspor FC ka bërë të mundur realizimin e transferimit të Omar Imerit kontrata e të cilit skadonte në fund të këtij sezoni.

Omar Imeri u bashkua me Shkëndijën në verën e vitit 2018 dhe ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës në fitimin e titullit të kampionit në sezonin garues 2018/2019.

Me këtë rast, KF Shkëndija publikisht falemenderon Imerin për kontributin dhe përkushtimin ndaj ngjyrave kuqezi, duke i uruar shumë fat dhe sukses në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online