“Nuk na vret kundërshtari, por vetja”, Shehi ka një detyrë për kuqezinjtë e Serie A: Të marrin ekipin prej dore

Shqipëria do të zbresi pak minuta më vonë në fushën e “Air Albania” për t’u përballur me Lituaninë. Një ndeshje kjo që i jep mundësinë kuqezinjve të shkëputen në krye të renditjes në rast fitoreje. Në prag të këtij takimi ka folur për “RTSH” në “Ëndërr kuqezi” edhe trajneri Shehi.

Ish-portieri vlerëson lojtarët shqiptar, ndërsa kërkon që futbollistët të cilët luajnë me klubet elitare të Serie A të injektojnë mentalitetin fitues në Kombëtare. Ndërkohë nuk nguron t’u tërheqi vëmendjen kuqezinjve, të cilët shpesh herë kanë vuajtur shumë nga euforia e tepërt.

“Lojtarët tanë luajnë në nivele të larta. Strakosha, Gjimshiti dhe Hysaj duhet të marrin prej dore  grupin dhe t’i injektojnë mentalitetin e fituesit. Jemi dukshëm superior me kundërshtarët. Lojtarët janë në një moshë të re dhe na pret një cikël i artë. Na duhet mentaliteti fitues dhe përqendrimi maksimal. Problemi jonë më i madh është euforia. Nëse e lejojmë të na rrëmbejë, atëherë nuk na vret kundërshtari por na vret vetja“, ka thënë Orges Shehi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online