Ajo humbje në Gjeorgji kundër Tiranës ka lënë një shije të hidhur që ende nuk është larguar plotësisht nga Dinamo e Tbilisit. Bardheblutë i eliminuan që në turin e parë kualifikues të Champions League dhe për këtë dështim pesha e fajita ka rënë mbi trajnerin dhe stafin e tij.
Pyetja për shkarkim u shtrua që në konferencën për shtyp të teknikut të Dinamos, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi. Kakha Chkhetiani nuk do të jetë më gjatë në krye të pankinës së kampionëve gjerogjianë. Bashkë me të janë shkarkuar edhe ndihmësit e stafit të tij, Giorgi Dekanosidze dhe Shalva Ghongadze. Lajmin e bën të ditur vetë klubi i Dinamos së Tbilisit./Halit Delibashi-Sport Eskpres/