Kur rivaliteti nuk njeh kufij! Marseja ndalon fanellën PSG-së gjatë finales së Champions League, e quajnë shqetësim publik

Një lajm i çuditshëm vjen nga Franca, aty ku duket se rivaliteti mes skuadrave nuk njeh kufij. PSG arriti të shkruajë historinë duke siguruar për të parën herë nëj vend në finalen e Champions League, por tifozët e saj në Marsejë nuk do të kenë mundësinë të festojnë për suksesin e skuadrës së zemrës.

Kështu, “Le Parisien“ raporton se prefekti i policisë, Bouches du Rhone, ka firmosur një dekret ku ndalon banorët e Marsejës të veshin fanellën e PSG-së në rrugët e qytetit mbrëmjen e finales së Champions League. Një vendim i tillë vjen për të parandaluar çdo shqetësim në rendin publik. Gjithshtu ndalohen edhe ngjyrat apo simbolet e klubit parisien.

Shkas është marrë nga ngjarjet që kanë ndodhur pas fitores së PSG-së kundër Leipzig në gjysmëfinale. Tifozët e kampionit të Francës në Marsejë dolën në rrugë për të festuar suksesin e skuadrës, por kanë ngjallur kështu shqetësimin e mbështetësve të Olimpik Marsejë. Këta të fundit raportohet se kanë detyruar tifozët kundërshtar të hiqnin fanellën e ekipit nga Parisi. Një rivalitet i madhe mes këtyre klubeve, që me sa duket e bën të ndalur festën e PSG-së në Marsejë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online