“Dua ta komentoj, siç komentoja i vetmi në Beograd”, Grillo për duelin me Zvezdën: Kualifikimi i tyre është rutinë

Derbi Ballkanik mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës ka ndezur një interes të veçantë, nisur edhe nga marrëdheniet që dy shtet kanë me njëri-tjetrin. Në lidhje me këtë sfidë ka folur në një intervistë për “News-tv” edhe komentatori i njohur Kosta Grillo. Ky i fundit disa herë ka shprehur simpatinë e tij për ekipet serbe, por duket se në këtë përballje zemra anon nga Tirana.

Sipas tij një kualifikim i Crvena Zvezdës është diçka rutinë, po nga ana tjetër ai i Tiranës do të ishte historikë. Grillo ndjen keqardhje që tifozeritë “Fanatics” dhe “Delije” nuk do të përplasen me njëri-tjetri në stadium, ndërsa shpreh dëshirën e madhe për të komentuar këtë ndeshje me kampionit të Shqipërisë dhe atij të Serbisë.

“Tirana do tregojë se do të jetë një skuadër që mund të shkaktojë të papriturën e madhe, duke kujtuar atë barazim 2-2 në vitet e  70-ta kundër Ajaxit të madh. Është një ndeshje 50/50. Kualifikimi? Crvena Zvezda është favorite në letër, por Tirana tregoi sot një ansambël kolektiv me një strateg si trajneri Egbo. Fitorja në Tbilisi një fushë super e vështirë përballë një Dinamoje historike tregoi se Tirana e këtij sezoni është përgatitur për të realizuar surpriza të mëdha.

Natyrisht për të ardhur keq që ‘Fanatiksat’ bardheblu dhe ‘Delijet’ bardhekuq s’do të përplasen me njëra tjetrën. Mendoj që dy skuadrat kanë tifozëri shumë të madhe dhe të vecantë. Do të doja ta komentoja këtë ndeshje ashtu sic e komentoja i vetmi në Beograd ndeshjen episodike Serbi-Shqipëri.

Jam rritur me to. Dua të jem i sinqertë që një kualifikim i Tiranës do të ma rrahë më shumë zemrën, sepse do jetë një rezultat historik ashtu sic thash në vitet 70-të me Ajaxin e madh, ndërsa kualifikimi i Zvezdës është një ngjarje rutinë, një skuadër që e ka të lidhur jetën me suksesin”, ka deklaruar Kosta Grillo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online