Zyrtare/ Trajneri i ri prezantohet para lojtarëve të Teutës, një ish kthehet në krye të pankinës

Ashtu siç është përfolur së fundmi, Bledi Shëkmbi është trajneri i ri i Teutës. Zyrtarizimi ka ardhur ditën e sotme nga vetë klubi, që nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook” ka bërë të ditur se trajneri korçar ka zhvilluar sot stërvitjen e parë me ekipin. Shkëmbi nuk është një emër i panjohur për ekipin durrsak, pasi në ka qendruar i ulur në krye të pankinës së tij edhe në sezonin 2018/2019.

“Skuadra e Teutës ka vijuar ditën e sotme stërvitjen dhe perpara ekipit ështe prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi tranjeri i ri Bledi Shkembi i cili e ka drejtuar skuadrën blu dhe në sezonin 2018–2019. Tashmë, presidenti Edmond Hasanbelli, do t’i besojë për herë të dytë Shkembit që aventurën e tij të fundit e kishte në Shqiperi, ku drejtonte klubin e Dinamos ne sezonin 2021/2022. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tone”, ka njoftuar klubi Teuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online