Ralf Rangnick ka arritur marrëveshjen me Kombëtaren e Austrisë. Në fund të këtij sezoni, trajneri gjerman do të ulet në stolin e Austrisë për t’i udhëhequr në Ligën e Kombeve në muajin qershor si dhe në dy vitet e tjera në vazhdim.
Por detyra e re nuk do e largojë plotësisht nga Machester United, pavarësisht se këta të fundit kanë zyartarizuar Ten Hagun si trajner për sezonin e ardhshëm. Ralf Rangnick do të jetë i dypunësuar, teksa do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e këshilltarit në klubin e “djajve të kuq“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/