Tirana ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri në skuadër. Liridon Latifi është goditja e klubit kryeqytetas në këtë merkato. Sulmuesi shqiptar refuzoi rinovimin e kontratës me Vllazninë dhe ka firmosur me nënkampionët e “Abissnet Superiore”-s.
Lajmi vjen përmes faqes zyrtare të klubit Tirana në “Facebook”. Liridon Latifi vishet kështu bardheblu dhe do të jetë një vlerë e shtuar e Tiranës në kualifikueset e Ligës së Konferencës si dhe në sezonin e ardhshëm të “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/