VIDEO/ Klasi i tij ende nuk është venitur, driblimi mbresëlënës i Mesit që trullosi 3 lojtarë të Australisë

Argjentina zhvilloi një takim miqësor kundër Australisë në Kinën e largët, të cilin kampionët e Botës fituan me rezultatin 2-0. Lionel Mesi nuk mund të qendronte larg protagonizmit. Që në minutën e dytë ylli argjentinas shënon një gol mahnitës. Por ky nuk ishte i vetmi rast që nxorri në pah vlerat e tij të jashtëzakonshme.

Megjithëse në një moshë madhore dhe tashmë i larguar nga niveli i lartë i futbollit europian, klasi në këmbët e tij nuk është venitur ende. Në rrjet ka nisur të shpërndahen pamjet e një driblimi mbresëlënës të 7 herë fituesit të Topit të Artë. Me një kontroll impresionues të topit, Mesi driblon dhe trullos tre lojtarë australianë. Një driblim i një vështirësie mjaft të madhe, por i cili duket mjaft i lehtë kur kryehet nga Lionel Mesi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online