Tirana ka zyrtarizuar pak minuta më parë afrimin e parë në klub. Kampionët e “Abissnet Superiore“-s kanë gjetur akordin me Albano Aleksin. Mesfushori ka lënë Teutën për tu transferuar në kryeqytet, ku do ta nisë fillimisht me kualifikueset në kompeticionet europiane. Lajmin e përcjell vetë klubi i Tiranës përmes faqes zyrtare në “Facebook”.
“KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Albano Aleksi. Klubi ka nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen me lojtarin që e bën atë pjesë të bardhebluve për sezonin e ardhshëm. Mesfushori do të jetë përforcimi më i ri i skuadrës. I urojmë mirëseardhjen në kampin e kampionëve”, njofton klubi i Tiranës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/