VIDEO/ Kosova e nis me fitore Ligën e Kombeve, Zhegrova dhe Berisha bëjnë spektakël kundër Qipros

Kosova ka bërë me sukses debutimin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve. Dardanët e kanë nisur me fitore, teksa kanë mposhtur me rezultatin 0-2 Qipron. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta foli për përfaqësuesen e Kosovës.

Një aksion model dhe një finalizim spektakolar nga Valon Berisha sjellin golin e parë në minutën e 65. Më pas në të 78-n ishte Zhegrova ai që dyfishoi rezultatin. Anësori i Lilës bën disa lëvizje mashtruese në zonën qipriote, nga ku arrin ta çojë topin në rrjetë. Kundërshtarët e tjerë të Kosovës në Ligën C janë edhe Greqia me Irlandën e Veriut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online