“Ti e meriton fanellën e Barcelonës”! Rei Manaj tregon bisedën me Koeman: Refuzoi oferta nga Gjermania dhe Spanja për të më mbajtur, ika unë…

Rei Manaj ka treguar në “SER Cataluyna” për verën e nxehtë të sezonit të kaluar. Barcelona do ta grumbullonte në ekipin e parë dhe sulmuesi shqiptar shpërtheu në miqësore me golat e shënuara. Teksa rikthen kokën pas, Manaj ka treguar gjithë vlerësimin që kishte Koeman për të. Gjithashtu lojtari shqiptar ka zbuluar se Barcelona refuzoi disa oferta për të vetëm që ta mbante, por i duhej të largohej për të pasur më shumë minuta në këmbë.

“Barcelona refuzoi disa oferta nga Spanja dhe Gjermania që unë të qëndroja atje. Më thanë se nuk do të kisha shumë minuta, por do të më rregjistronin në ekipin e parë e parë se e meritoja. Unë mund të kisha qëndruar te Barcelona dhe të prisja mundësinë time. Me dëmtimet e shumta që ishin atë kohë, mund të kisha pasur një shans. Kisha marrëdhënie shumë të mira me Koeman, i ka folur klubit shumë mirë për mua dhe i jam mirënjohës.

Por preferova që të largohesha për të marrë më shumë minuta. Tani jam në huazim te Spezia dhe ata po flasin me Barcelonën për të marrë kartonin tim. Është shumë herët, dua ta marr me qetësi tani. Te Barcelona duhet të vetëm që të prisje topin, te Spezia duhet të kthehesh për ta vendosur atë në kontroll”, tha Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online