Zyrtare/ Teuta nuk toleron më gjatë, shkarkon nga detyra trajnerin Renato Arapi

Teuta e ka nisur sezonin me 1 humbje dhe dy barazime, çka janë parë si të pamjaftueshme nga drejtuesit e klubit. Presidenti Hasanbelliu nuk ka toleruar më gjatë pas barazimit n derbin ne Erzenin dhe ka vendosur të shkarkojë nga detyra Renato Arapin. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në “Facebook”, Teuta njofton se Arapi nuk do të jetë më trajner i bregdetarëve.

“Renato Arapi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta dhe tranjeri Renato Arapi kanë shkëputur marrëveshjen. Falenderojmë tranjerin Renato Arapi për gjithçka që ka bërë për ekipin tonë, dhe i urojmë shumë suksese në të ardhmen”, ka njoftuar klubi Teuta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *