Zyrtare/ Teuta i beson produktit të akademisë, vjen firma me portierin 19-vjeçar

Teuta ka zyrtarizuar ditën e sotme afrimin më të ri në skuadrën e tyre të parë. Nuk ka qenë nevoja për shpenzime të tepërta dhe syri i tyre nuk ka parë larg në tregun e lojtarëve, pasi durrsakët e kanë gjetur përforcimin e radhës brenda familjes së tyre.

Vasil Petani ëshët portieri 19-vjeçar që ka firmosur për ekipin e parë të Teutës, e cila e shikon si një marrëveshje të duhur për të ardhmen. Kështu në Durrës kanë vendosur t’i besojnë produktit të Akademisë, teksa gardiani ka qenë pjesë e të gjitha moshave të Teutës, ndërsa për 6 muaj ka provuar edhe fanellën e Dinamos.

“KF Teuta mendon për të ardhmen, firmos me portierin e talentuar Vasil Petani. Vasil Petani është nëntëmbdhjetë vjeçar, ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist cilësor ka vendosur që të behet tek KF Teuta. Petani luan në poziten e portierit, si futbollist është rritur dhe formuar në Akademin e KF Teutës ku ka qën pjes e të gjithave grupmoshave. Gjithashtu Petani ka qën pjesë e Dinamos për një periudh 6 mujore”, shkruan klubi i Teutës në faqen zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online