E ardhmja e Mesit lidhet me City-n, Guardiola “ndihmon“ Barcelonën për të mbajtur argjentinasin

Mesi i ka shpallur luftë të hapur Barcelonës dhe nuk dëshiron të qendrojë më gjatë në “Camp Nou”. Madje së fundi ka injoruar edhe seancat stërvitore, duke mos u bashkuar me grupin. E ardhmja e tij lidhet gjithnjë e më shumë me Manchester City-n, që nën pronësinë e sheikëve nuk i ka kursyer asnjëherë paratë në merkato.

Por në një kohë që flitet për një ribashkim të Mesit me Guardiolën, duket se është ky i fundit që po përpiqet ta bindi për të bërë të kundërtën. Gazetarja Veronica Brunati raporton se tekniku spanjoll ka këshilluar 6 herë fituesin e Topit të Artë të qendrojë në Barcelonë, duke i dhënë kështu një “ndihmë” skuadrës katalanase.

Megjithatë arsyeja për këtë është fakti se Guardiola e di mjaft mirë se Machester City nuk mund të shpenzojë atë shifër të çmendur që Barcelona kërkon nga klauzola e kontratës, pasi do të binte ndesh me rregullat e UEFA-s për “fair play”-n financiar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online