Barazimi ndaj Mançester Junajtid i kushtoi rëndë trajnerit Mark Hjuxh, i cili u shkarkua nga stoli i Southemptonit. Ekipi i “shenjtorëve” renditet në vendin e tretë nga fundit dhe numëron vetëm një fitore në 14 javë kampionat.
Drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar trajnerin e ri dhe ai është Ralf Hasenhutëll. 51-vjeçari austriak ka drejtuar më parë ekipin e Laipcigut, me të cilin u shpall nënkampion i Gjermanisë në sezonin 2016-2017.
Hasenhutëll firmosi me ekipin e Premierit deri në vitin 2021, ndërsa objektivi i tij kryesor është qëndrimi i Southampton në Premier Ligë. Ai nuk ka një skemë fikse, është i aftë të përshtatë ekipin në varësi të kundërshtarit, ndërsa preferon presingun dhe kundërsulmin e shpejtë. Nuk zbavitet duke mbajtur topin dhe në Gjermani e thërrasin si trajneri “anti-Guardiola”.
Me spanjollin do të përballet sërish në ishull, ndërsa arritjet më të mëdha të austriakut janë: shpallja nënkampion Gjermanie me Laipcigun në sezonin 2016-2017, ngjitja e Ingolshtad në Bundesligë (2015) dhe Aalenit në Bundesligën 2 (2012).
Introducing your new #SaintsFC First Team Manager…
Welcome, Ralph Hasenhüttl! ? pic.twitter.com/OBWme042IL
— Southampton FC (@SouthamptonFC) December 5, 2018