Ivan Gvozdenoviçi është duke kryer një punë mjaft të mirë te Skënderbeu. Pas fitimit të Kategorisë së Parë, korçarët po udhëheqin edhe “Abissnet Superiore”-n në këto dy javë të para të kampionatit. Klubi ka vendosur të shpërblejë punën e trajnerit, duke i ofruar një kontratë të re. Klubi Skënderbeu ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se Gvozdenoviçi ka firmosur zgjatjen e kontratës edhe për tre vite të tjera.
“Ivan Gvozdenovi CF edhe 3 vite bardhekuq! Trajneri ka rinovuar kontratën me klubin e Skënderbeut dhe do vijojë të jetë pjesë e jona dhe për një kohë të gjatë. I urojmë suksese trajnerit tonë”, ka njoftuar klubi Skënderbeu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/