Shpëtim Duro rikthehet në pankinë. Trajneri kryeqytetas ka pranuar ofertën e bërë nga Drita në mesjavë. Bisedimet kanë zgjatur disa. Gjilanasit bënë ofertën e tyre, ndërkohë që vetë Duro më pas dërgoi pretendimet e tij.
E diela ishte lënë afati i fundit dhe kampionia në fuqi e Kosovës tashmë e ka trajnerin e ri. Bekim Isufi dha dorëheqjen dhe drejtuesit e klubit nisën menjëherë nga puna për ta zëvendësuar.
“Mirë se vini profesor! Nga sot ne krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro. Duro është trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat që kemi. Na priftë e mbara”, njofton klubi i Dritës.
Duro tanimë do rivalizojë me Josën dhe Maganin, që drejtojnë Prishtinën dhe Trepçën ’89. Starova që drejtonte Feronikelin është shkarkuar pak kohë më parë.