Albion Ademi ka qenë një nga sulmuesit shqiptarë më në formë vitin që lamë pas, duke shpërthyer me gola në radhët e Mariehamn. Talenti i Shpresave kuqezi ka shënuar plot 14 gola dhe ka dhuruar 3 asist përgjatë sezonit të fundit, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve.
Diçka e tillë e ka vendosur nën lupën e Europës, teksa vetë drejtuesit e skuadrës finlandeze do të deklaronin se pas tij janë vënë emra të njohur të futbollit europian. Por Ademi i ka zgjidhur të gjitha dilemat për të ardhmen e tij, teksa ka firmosur për Djurgarden në Suedi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Välkommen till Stockholms stolthet! pic.twitter.com/uwGJKbGAD2
— Djurgården Fotboll (@DIF_Fotboll) January 21, 2021