Armando Sadiku hedh hapin e madh të karrierës, sepse me një lëvizje surprizë, ka lënë Legian e Varshavës, që e bleu për 750.000 mijë euro nga Zyrihu verën e shkuar, dhe ka firmosur për Levanten në Spanjë. Do të luajë në kampionatin më të fortë në botë, përballë yjeve të Realit e Barcelonës, ndërsa gjen te Levante edhe Enis Bardhin.
Synimi i Levantes është mbijetesa dhe Sadiku ka një mision shumë delikat, sepse i duhet të shënojë, mbi të gjitha, për të justifikuar pritshmëritë. U ble sot për një shifër që i afrohet 1 milion eurove dhe pritet të jetë një lojtar i formacionit deri në fund të sezonit, ndaj nuk duhet ta humbasë shansin e jetës.
This is Sadiku and this is what he does best !! ? pic.twitter.com/NCZgWPxlLg
— Levante UD (@LevanteUD) January 31, 2018
Në Poloni debati ishte i madh nëse Legia bëri mirë që e shiti, duke i dhënë vetëm pak muaj kohë edhe pse kishte kontratë 2,5-vjeçare me të, ndërsa në Spanjë janë habitur, sepse pakkush e njeh. Urojmë ta njohin dhe ta fiksojnë mirë me golat e tij! Të shtunën Levante-Real Madrid, dita e debutimit!
Sadiku ya conoce a sus compañeros y al balón de @LaLiga ?? pic.twitter.com/Llf8tTAZHu
— Levante UD (@LevanteUD) January 31, 2018