Zyrtare/ Senegalit nuk i bën punë as magjistari, Sadio Mane humbet përfundimisht Botërorin

Një lajm i hidhur vjen për Senegalin në prag të fillimit të Kupës së Botës. Sadio Mane nuk ka mundur të rekuperohet në kohë për të luajtur ndeshjet e fazës së grupeve për Kombëtaren e tij. Dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit me Bajernin ka qenë më i rëndë se sa dukej, duke i mohuar kështu një nga momentet më të bukura të karrierës.

Senegali besoi deri në çastet e fundit te rikthimi i Manesë, duke refuzuar ta largonin nga lista e lojtarëve të grumbulluar. Madje, Sekretarja e Përgjithshme e FIFA-s, e cila është nga Senegali, deklaroi më parë se do të përdornin edhe magjistarë për të rekuperuar yllin e Kombëtares së tyre. Por shpresat e tyre kanë marrë fund ditën e sotme, teksa as mjekësia e as magjia nuk i ka hyrë në punë për të vënë Manenë në urdhërat e trajnerit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *