“Janë thënë vetëm plehra, madje më ofruan te Napoli dhe Sportingu“, Ronaldo: Kush nuk e do një lojtar që shënon 32 gola në sezon?

Në “Piers Morgan Uncensored” po transmetohet pjesa e dytë e intervistës së Kristiano Ronaldos. Sulmuesi i Mançester Junajtedit ka vendosur të flasë pa doreza duke i thënë gjërat hapur, ashtu siç ai i mendon. Ylli portugez i kthehet çështjes së merkatos, ku gjatë verës u përfol në media se u vetëofrua në shumë klube europiane, por në fund mori vetëm refuzimin e tyre. Ronaldo jep një version tjetër të situatës, duke u shprehur se në drejtim të tij ka pasur oferta, por ka qenë vendimi i tij për të mos ndryshuar klub.

“Në media kanë thënë shumë mbeturina. Mendezi ka më shumë se 100 lojtarë dhe shkon te Çelsi, Arsenali. Gjithmonë përmendin se po shkon për Kristianon. Le të jemi të sinqertë. Kush është lojtari më i paguar në historinë e Premier Ligës? Jam unë, edhe pse 37 vjeç. Madje më ofruan te Sportingu i Lisbonës apo Napoli. Të jem i sinqertë, nuk pata shumë-shumë oferta, por kisha klube që më donin. Nuk lëviza, sepse nuk e kisha në plan. Isha i lumtur këtu. Isha i motivuar të bëja një sezon të mirë këtu. Por ata vazhdonin të përsërisnin që askush nuk e do Kristianon. Si nuk e donin një lojtar që sezonin e shkuar shënoi 32 giola?

Ato çfarë kanë thënë për mua në tre muajt e fundit janë tërësisht plehra dhe të gabuara. Shumë presidentë dhe drejtorë flasin që më refuzuan. Është tërësisht gënjeshtër. Nuk është ajo që ndodhi. Kisha disa klube që donin të firmosin me mua, por unë nuk shkova. Kjo është e vërteta”, ka deklaruar Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online