Ka marrë fund edhe telenovela e stolit të Çelsit, sepse pas largimit zyrtar të Antonio Kontes, sot ka ardhur edhe zyrtarizimi i uljes së Mauricio Sarrit në stolin e Bluve.
Trajneri italian është prezantuar sot dhe ka firmosur një kontratë trevjeçare, duke marrë me vete stafin e tij, por edhe mesfushorin Zhorzhinjo, i cili fillimisht i ishte premtuar Mançester Sitit.
Maurizio Sarri is the new Chelsea head coach!
Full story: https://t.co/qQwb5xZT3f#WelcomeSarri pic.twitter.com/DCNfoVCoz6
— Chelsea FC (@ChelseaFC) July 14, 2018
“Jam shumë i lumtur që jam në Londër dhe pres me padurim të nis punë”, tha ish-trajneri i Napolit, i cili tashmë duhet të punojë shumë në fushë e në merkato, sepse i duhen përforcime urgjente dhe gjithashtu duhen zgjidhur disa çështje.
Lojtarë si Uillian, Hazard e Kante kanë oferta shumë të rëndësishme, me Barcelonën që kërkon të paktën njërin prej tyre, ndaj Sarri duhet të vendosë cilët lojtarë do të lejohen të shiten.
Ndërkaq, merkatoja në hyrje parashikon emra si Higuain e shumë të tjerë, ndërsa duhet parë si do veprohet me Napolin, sepse Sarri ka disa lojtarë që i do me vete.