Zyrtare/ PSG-ja mendon për të ardhmen, gjigantët francezë sigurojnë firmën e Ajman Karit

PSG ka lënë për një moment milionat dhe ka hedhur vështrimin te moshat. Parisienët kanë nisur të mendojnë për të ardhmen dhe për këtë arsye po mundohen të zgjasin kontratat me talentet që zotërojnë në ekipet zinxhirë. Një prej tyre është edhe Ajman Kari.

Mesfushori francez ka hedhur zyrtarisht firmën në kontratë deri në vitin 2024. Lojtari këtë sezon do të jetë pjesë e skuadrës U19 të PSG-së, ndërsa shihet si një emër që pritet të thotë fjalën e tij në botën e futbollit në të ardhmen. Ajman Kari kishte rënë edhe në radarët e Bajernit të Mynihut, por gjigantët francezë ia dolën ta bindnin për të rinovuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online