Zyrtare/ Pritej të bënte diferencën në Shqipëri, Partizani i ndërpret kontratën Eros Grezdës

Partizani ka njoftuar sot mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. 28-vjeçari u afrua në verë si një përforcim i bujshëm për “demat e kuq”, teksa me përvojën e tij pritej të bënte diferencën në kampionatin shqiptar. Palët u përpoqën që Grezda të ringjallte karrierën e tij falë Partizanit, por e pati të vështirë të luante titullar fiks me kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”. Klubi Partizani ka njoftuar sot përmes faqes zyrtare në “Facebook” se kanë ndërprerë kontratën mes palëve, për ta lënë të lirë sulmuesin shqiptar.

“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28 vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe”, ka njoftuar klubi Partizani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online