Zyrtare/ Po ndërtohet Dinamo e së ardhmes, blutë e kryeqytetit prezantojnë mesfushorin brazilian

Dinamo nuk ndalet së përforcuari këtë merkato. Klubi ka vendosur të nisë një projekt të ri për të ndërtuar Dinamon e së ardhmes dhe është hedhur vrullshëm në tregun e transferimeve për të rritur cilësitë në ekip. Ditën e sotme dinamovitët zyrtarizuan një tjetër blerje, këtë herë nga vendi ku futbollin e kanë në gjak, Brazili.

Mesfushori Diogo Armando Lopes da Silva është afrimi më i ri i Dinamos. Lojtari ka hedhur firmën në një kontratë që do e veshë blu për 3 vitet e ardhshme. Momentalisht da Silva po kryen vizitat mjekësore, ndërsa mbërritja në Tiranë pritet të ndodhë pasi të ketë përfunduar kjo procedurë./Halir Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *