“Do ishte historike”, pas 150 milionëve për titullin Veliaj motivon Tiranën me Crvena Zvezndën: Po fituam do japim…

Bashkia e Tiranës vendosi të jepte një shpërblim prej 150 milionë lekësh për klubin e Tiranës në momentin që këta të fundit kurorëzuan me titullin kampion atë sezon fantastik në Superiore. Por ky bonus nuk duket të jetë i vetmi për bardheblutë.

Tashmë kryeqytetasit kanë edhe një motivim shtesë për të mposhtur Crvena Zvezdën në stadiumin “Air Albania” javën e ardhshme. Gjatë përurimit të në palestre në një shkollë në Farkë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ndau edhe një lajm të mirë për Tiranën. Ai premtoi se në rast triumfi kundër skuadrës serbe, atëherë do të kishte një tjetër bonus për bardheblutë, pasi do të ishte diçka historike.

“Në vend që ne t’i hedhim qorrazi ato investime, vendosëm të shpërblejmë kush na sjell shpërblim. Pra kush na sjell Kupa, kush na sjell çmime të shpërblehet. Dhamë 150 milionë lekë për Tiranën, bëjmë tani kalimin në Këshill Bashkiak. Po fituam me Crvena Zvezdën do japim edhe një bonus tjetër, sepse realisht do të ishte një gjë historike“, ka thënë ndër të tjera Erion Veliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online