ZYRTARE/ Pezullohet Flamurtari-Laçi, luhet nesër

Vetëm një pjesë loje ka zgjatur Flamurtari-Laçi dhe gjithçka është pezulluar, me rezultatin 0-1 për laçianët, me 11-metërsh shënuar nga Rexhinaldo.

Shiu nuk ka ndalur gjatë gjithë pjesës së parë dhe ka qenë e pamundur të luhet me top në tokë, ndërsa në pushim fusha është mbuluar edhe më shumë nga uji.

Arbitri Juxhin Xhaja ka provuar me kapitenët, duke hedhur topin në disa zona të fushës, por qartësisht nuk mund të luhej futboll normalisht.

Është vendosur shtyrja e ndeshjes, 45 minutat e mbetura do të rikuperohen nesër duke nisur nga ora 14.00.

“Ishte e pamundur të luhej, të dyja skuadrat ishin dakord që të shtyhej sfida për nesër”, u shpreh në Supersport drejtori teknik i Flamurtarit, Ardi Ciruna.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 15

E shtunë, më 16 dhjetor, ora 16:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

Flamurtari-Laçi       0-1

Shënues: Rexhinaldo 36′ pen.

Flamurtari: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Pollozhani , Musta, Useini, Sidibe, Zhufo, Kamara, Hoxhaj, Alvesh. Trajner: Shpëtim Duro

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Nika, Jonuzi, Lushkja, Uzuni, Kallaku (Xhixha 45’+1), Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani.

Kartonë të verdhë: Siljanovski 35′ / Uzuni 45’+1

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Agaraj, Alfred Shkreta, Ardian Beqiri
Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Sazan Velçani

EPISODET

14’ Goditje dënimi, Bicaj me kokë, pranë golit Flamurtari. Selmani devijon në këndore, në rrezikun e parë në portën e tij.

23′ Nurkoviç shpëton Flamurtarin nga goli. Një korridor drejt zonës dhe Fangaj del i vetëm me portierin e Flamurtarit, por gjuajtja e tij grushtohet nga Nurkoviç.

26′ Zhufo fiton një faull jashtë zone, në një pozicion perfekt, por Ardit Hoxhaj gjuan mbi traversë. Rast shumë i mirë.

36′ GOL LAÇI! Penallti e fituar nga Uzuni, moment shumë i dyshimtë, që do ta ngjallë polemika pa fund. Rexhinaldo shënon me qetësi, pas protestave të shumta vlonjate, sepse Siljanovski nuk u duk se shkaktoi faull në zonë.

40′ Pranë golit Danilo Alvesh. Kros nga e djathta e sulmit, me kokë braziliani, por jashtë, edhe falë një devijimi nga mbrojtja e Laçit.

45’+3 Goditje dënimi pranë zone për Flamurtarin, por Zhufo godet mbi traversë, nga pozicion mjaft i mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online