Muzaka: I druhemi vetes, jo Flamurtarit

0

Mesfushori i Skënderbeut, Gjegji Muzaka, ishte ndër më të mirët në Luishnjë, ndërsa pas ndeshjes në Supersport foli për ecurinë e skuadrës së tij, garën për kreun dhe kartonin e kuq të Spahos, portierit lushnjar, i cili tentoi të ndalte me faull pikërisht Muzakën.

“Ishte një ndeshje e vështirë, Lushnja dha gjithçka. Edhe moti na krijoi probleme, sepse terreni u rëndua. Shënuam 3 gola, morëm 3 pikët dhe jemi të kënaqur. Forma ime? Ndihem mirë dhe jam i kënaqur me formën që po përjetoj.

“Ecuria e Flamurtarit nga pas? Ne vlerësojmë çdo kundërshtar, aq më tepër Flamurtrari, që ka luajtur mirë dhe është ndjekësi më i afërt. Më shumë se ndjekësve, i druhemi vetes sonë, mungesës së motivimit në ndonjë ndeshje që duket e kalueshme. Sot ishte shumë e rëndësishme kjo fitore, pasi pikërisht në ndeshje të tilla fitohet kampionati.

“Kartoni i kuq i Spahos? Nuk e di a është faull dhe a është për karton të kuq, por kur vrapon drejt portës kundërshtare, edhe një ndërhyrje e tillë ta ndërpret hovin dhe rrëzohesh”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.