Zyrtare/ Përgatisin pasardhësin e Vlahoviçit, Fiorentina i beson “pist.oletës” që ka humbur shënjestrën

Dushan Vlahoviç është vënë në qendër të vëmendjes dhe nuk do të jetë e largët dita kur të ndajë rrugët me Fiorentinët. Violët nuk do i thonë “jo” një shume të majme parash për të lënë të lirë golashënuesin e tyre. Duke qenë të vetëdijshëm për një fakt të tillë, te klubi italian po përgatisin pasardhësin e sulmuesit serb.

Ditën e sotme Fiorentina ka zyrtarizuar transferimin e Kristof Piatek, i cili vjen në Firence në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit. Vjollcët hedhin kështu një bast të vështirë, teksa “pis.toleta” polake prej kohësh nuk gjuan në shënjestrën e duhur. Piatek ka zhgënjyer që nga viti 2019 kur mbante veshur fanellën e Milanit. Golat kanë qenë me pikatore për të në vitet e fundit, prandaj mbetet për tu parë nëse do të përmbushë pritshmëritë e Fiorentinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online