Zyrtare/ Pati besimin e palëkundur që në momentin që shkeli në klub, Muriqi nuk do të jetë më nën urdhërat e trajnerit rekordmen

Vedat Muriqi do të gjejë një tjetër trajner në momentin që do të kthehet në Spanjë nga grumbullimi me Kombëtaren. Klubi i Majorkës ka komunikuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Luis Garcia Plazan, i cili sezonin e shkuar ngjiti në La Liga klubin me një rekord pikësh. Muriqi pati besimin absolut të trajnerit që në momentin e parë që shkeli në skuadrën e re, duke qenë titullar i përhershëm nën urdhërat e tij.

“Luis García Plaza pushon së qeni trajner i RCD Majorkas. Klubi i uron suksese dhe e falënderon për gjithë punën që ka bërë deri më sot. Luis García Plaza ishte trajneri i ngjitjes në Kategorinë e Parë sezonin e kaluar, duke shënuar 82 pikë, një shifër rekord në historinë e klubit”, komunikon klubi i Majorkës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *