E bujshme, Sulejman Starova rikthehet në stolin e Partizanit. Ashtu si një vit më parë, Gaz Demi i kthehet Starovës, shpëtimtari i zakonshëm.
Është kritikuar pa fund nga një pjesë e tifozerisë dhe medias, por faktet janë kokëforta: askush nuk ka rendimentin e Starovës këto vitet e fundit, pas largimit të Shpëtim Duros.
Juliano ishte dështim kolosal dhe iku që dje, si lajmëroi “Sport Ekspres”, ndërsa sot Demi i ka vënë vulën. Një fund i shpejtë, tani duhet parë a mund të rikuperohet gjithçka nga Starova.