Zyrtare: Partizani nis fushatën e përforcimeve, firmos Ardit Hila

Ardit Hila është futbollist i Partizanit. Sport Ekspres raportoi ditët e fundit se mesfushori kishte arritur marëveshjen me klubin e kuq dhe sot paradite ka ardhur edhe firma.

Mesfushori 25 vjeçar ka firmosur sot një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Hila është prezantuar në ambientet e klubit nga Drejtori i Përgjithshëm Olsi Rama dhe sot do t’u bashkohet të kuqve në Ohër.

Mesfushori do të mbajë numrin 27 dhe pritet të jetë një lojtar kyç në mesfushë, pas largimit të Bathës. Sezonin e fundit Hila shkëlqeu tek Teuta, duke qenë titullar i paprekshëm dhe duke shënuar 9 gola.

FJALËT E PARA SI I KUQ

Për kanalin zyrtar të Partizanit, Hila tha fjalët e para si futbollist i kuq: “Jam i lumtur që jam pjesë e Partizanit. Sot përfunduam gjithçka dhe arritëm marrëveshjen me drejtuesit. Kam pasur oferta nga disa klube, por nuk e pata të vështirë të vendosja për Partizanin dhe jam i bindur që kam bërë zgjedhjen e duhur. Partizani është një ekip i madh dhe të veshësh bluzën e këtij klubi legjendë është përgjegjësi për çdo lojtar”.

SYNIMET – “Si çdo lojtar, shpresoj dhe besoj të bëj më të mirën te Partizani si në aspektin personal ashtu edhe për ekipin. Objektivat e Partizanit janë madhor dhe sigurisht synoj të fitoj trofe me të kuqtë”.

MESAZHI PËR TIFOZËT – “U premtoj të gjithë tifozëve të mrekullueshëm të Partizanit se do të luftojmë deri në fund për të arritur titullin kampion, trofe i cili i mungon prej shumë kohësh klubit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online