Zyrtare/ Partizani dhe Kukësi nuk donte ta merrte, Skënder Gega gjen skuadrën e re

Skënder Gega ka vendosur t’i japë fund “pushimeve”, pasi ka arritur marrëveshjen për tu rikthyer sërish në stol. Marrëveshja është arritur dhe Gega do të vijojë karrierën në Jordani, ku do të drejtojë klubin Al Faisaly. Trajneri shqiptar bëri një arritje të madhe në Superiore sezonin e shkuar, ku ia doli të shpallte pas shumë vitesh kampion klubin e Partizanit. Që prej asaj kohe emri i tij ka qarkulluar në tregun e trajnerëve, por lëvizjet nuk janë konkretizuar.

Në fillim u përfol për një aventurë të re në Jordani edhe më parë, ku firma ishte shumë pranë por që në fund nuk u finalizua. Së fundi emri i Gegës u lidh edhe me klubin e Kukësit, që ishte vënë në kërkim të një trajneri pas shkarkimit të Duros. Profili i ish-kreut të pankinës së Partizanit dukej profili i duhur për të drejtuar verilindorët, por në fund ishte Orges Shehi ai që nënshkroi kontratën me Kukësin.  Gjithashtu një rikthim në stolin e “demave të kuq” nuk u hodh poshtë nga ana e Skënder Gegës, por këta të fundit nuk ia besuan sërish postin e trajnerit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online